Clinton fiton në Kentaki, ka thellue epërsinë në parti

clinton-sanders

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, shpalli fitoren në Kentaki, ndërsa forcon pozitat e saj në garën për me marrë nominimin e partisë. Tashma shumica e votave janë të numërueme dhe Clinton asht para Sanders.

“Na sapo fituem Kentaki! Faleminderit të gjithë ju që keni votue. Të bashkuem kemi me qenë gjithmonë ma të fortë”, shkroi në “Twitter” Clinton.

Në shtetin e dytë ku janë tue votue demokratët, atë të Oregon, mediat amerikane raportojnë se udhëheq Bernie Sanders, por kjo fitore mundet me vlejtë vetëm për statistika, mbasi vështirë që diferenca me Clinton ka me u përmbys.