Clinton flet për pabarazinë me setren 12 mijë $ veshun, plasin kritikat!

Hillary Clinton asht vënë në thumb të kritikave mbas nji fjalimi të saj për pabarazinë perderisa mbante veshun nji xhaketë me vlerë prej 12 mijë e 945 dollarëve.

Kandidatja republikane për presidente të Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Hillary Clinton kishte vesh xhaketën e shtrejtë gjatë fjalimit të saj të fitores në Prill, ku ajo trajtonte çashtjet e të ardhunave, pabarazinë, krijimin e vendeve të punës dhe skemën e pensionimit, shkruen “Independent”.

Clinton, e cila njihet për koleksionet e saj të pantallonave dhe xhaketave, ka punësue një ekip të ekspertëve për imazhin e saj, ku perfshihet edhe ish-asistentja e të parës së shtetit, Michelle Obama, Kristina Schake.

Raportohet po ashtu se pretendentja për me marrë presidencën e shtetit muejve të fundit ka ble tesha nga kompanitë ma të shtrejta të tekstilit n’Europë.

 

3-hillaryyy

 

clinton_sylmar