Clinton merr pjesë në rinumërimin e votave, ky asht komenti i Trump

Presidenti i zgjedhun amerikan, Donald Trump, tha se asht “i dëshpëruem” që rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, ju asht bashkue përpjekjeve për rinumërimin e votave në tri shtete kryesore.

Këto komente të tij u banë sot në rrjetin Twitter, nji ditë mbasi fushata e zojës Clinton tha se ka me marrë pjesë në rinumërimin e votave zgjedhore në shtetin amerikan Wiskonsin.

Bordi zgjedhor në Wiskonsin mbramë e ka miratue kërkesën për rinumërim të kandidates së Partisë së Gjelbër, Jill Stein, e cila ka citue “anomali statistikore” në Wiskonsin.

Ajo, po ashtu, kërkon rinumërim edhe në shtetet Mihigan dhe Pensylvania.

Zoja Clinton udhëheq në votën popullore me afër dy milionë vota.

Por, në Kolegjin Elektoral, që vendos se kush ka me qenë president, Trump ka fitue 290 vota, ndërsa Clinton 232, tue mos llogaritë votat elektorale në shtetin Michigan.