Clinton nominohet për Presidente: Këto janë fjalët e para të saj!

Hillary Clinton pranoi emnimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkueme, tue hy në histori si e para grue që merr emnimin nga nji forcë kryesore politike në Shtetet e Bashkueme.

Clinton foli në fund të katër ditëve të Kuvendit Demokrat, që përfshiu fjalime nga Presidenti Barack Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe kandidati për nënpresident Tim Kaine.

“Amerika asht në nji moment rivlerësimi. Forca të fuqishme po kërcënojnë të na përçajnë. Lidhjet e besimit dhe të respektit po dobësohen. Dhe ashtu, si në kohën e atyne që e themeluen vendin, nuk ka garanci. Gjithçka mvaret prej neve. Duhet të vendosim nëse kemi me punue së bashku, që të ngritemi së bashku”, tha ajo në fjalimin e saj.

Clinton e vuni theksin te përpjekjet që ajo ka me i ndërmarrë për me përmirësue jetën e amerikanëve.

“Misioni im kryesor si presidente ka me qenë me krijue ma shumë mundësi dhe vende të mira pune me rroga në rritje këtu në Shtetet e Bashkueme, qyysh nda dita ime e parë në detyrë deri te e fundit. Veçanërisht për zona që për nji kohë të gjatë janë lanë mbas dore. Që nga zonat e varfna të qytetit deri në qytetet e vogla”, tha ajo.