Clinton, qe qysh e ka pritë hetimin e ri nga FBI

hillary clinton

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkueme, Hillary Clinton, thotë se asht e sigurt se hetimi i ri i agjencisë FBI për e-mailat e saj, nuk ka me ndryshue konkludimin e parë, që ajo të mos akuzohet.

“Populli amerikan meriton t’i ketë menjiherë faktet e plota dhe komplete”, tha Hillary Clitnon.

Ajo ka kërkue nga agjencia FBI që “me shpjegue këtë çashtje, pamvarësisht se çka asht ajo, pa vonesë”.

Hetuesit federalë thanë se ata kanë me zhvillue hetime për e-mailat e ri që janë paraqit lidhun me perdorimin e serverit privat të e-mailit.

Ky njoftim i bamë nga drejtori i agjencisë FBI, James Comey, në nji letër dërgue Kongresit të Shteteve të Bashkueme, e ka shtue paqartësinë në fushatën presidenciale amerikane, ma pak se dy javë para ditë së zgjedhjeve.

Tashma FBI ka zhvillue hetime nëse përdorimi i serverit privat nga ana e Zojës Clinton, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, ka mund të ketë pasoja në çashtjen e informatave sekrete.

Në muejin Korrik të këtij viti, zoti Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetë asgja ilegale, por e ka kritikue Zojën Clinton për vlerësim të gabuem.