Clinton ‘shnosh e mirë’, e konfirmon mjekja

Hillary Clinton asht “e shnetshme dhe e përshtatshme” për të shërbye si presidente e Shteteve të Bashkueme, tha mjekja e saj, Lisa Bardack.

Simbas saj, kandidatja demokrate “vazhdon të marrë veten” mbas diagnozës së pneumonisë.

Deklarata vjen mbasi rivali i saj republikan, Donald Trump, i ka ba publike të dhanat për shnetën e tij. Trump merr barna për të trajtue kolesterolin e naltë.

Ai tha se, si edhe shumë amerikanë të tjerë, dëshiron me humbë peshë.

Clinton, në anën tjetër, planifikon të rinisë fushatën sot.