Clinton: Sulmet n’Bruksel vetëm na japin forcë për ta mposht terrorizmin!

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ka thanë se edhe përkundër sulmeve vdekjeprumëse në Bruksel gjatë ditës së sotme, aktet e terrorit “nuk do të kenë sukses” dhe u zotu se do të qendrojë pranë aleatëve europianë t’Amerikës.

“Sulmet e sotme vetëm sa do të forcojnë vendimin tonë për të qendru së bashku si aleatë dhe të mposhtim terrorizmin e xhihadistët radikalë përreth botës”, ka thanë ish-sekretarja amerikane e Shtetit përmes nji komunikate, raporton “Reuters”.