Clinton-Trump: Ky asht rezultati aktual i anketave

Në SHBA, kandidati republikan për president, Donald Tramp shprehu mbështetje, ndonëse me vonesë, për ligjvnuesit kryesorë republikanë të vendit, mbas sondazheve, të cilat kallxojnë se ai ka mbetë mprapa kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Sondazhi ma i ri i opinionit kallxon se epërsia e zojës Clinton ndaj rivalit Tramp asht ngushtue në ma pak se tre për qind, nga tetë përqind që ishte të Hanën e kalueme. Megjithatë, anketa të tjera ditët e fundit, kanë kallxue se zoja Clinton asht përpara, me 48 kundrejt 33 për qind, gja që i ka ba disa anketues të arrijnë në përfundimin se fushata e zotit Tramp doket me qenë në rrezik.

Zoti Tramp mbështeti kandidaturën për rizgjedhje të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan si dhe të senatorëve John McCain dhe Kelly Ayotte. Vendimi erdhi veç disa ditë mbas komenteve të bame prej tij, se ai nuk ishte ende gati për me mbështetë zotin Ryan, nji nga republikanët kryesorë të zgjedhun në nji post publik.

Qysh nga kuvendi republikan, tensionet e zotit Tramp me krenat ma të naltë republikanë dhe grindja e tij e vazhdueshme me prindët e nji ushtari të vramë mysliman amerikan janë pa si të damshme për mbështetjen e tij publike.