Clinton-Trump: Ky asht rezultati simbas sondazheve në SHBA

Kanë mbetë edhe 3 javë nga dita e zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ndërsa simbas sondazheve kandidatja demokrate Hillary Clinton asht në avantazh përballë Donald Trump.

Sondazhet nxjerrin fituese Clinton dhe nëse asgja s’ka me ndryshue deri ditën e zgjedhjeve, Hillary Clinton ka me qenë Presidentja e re e SHBA’ve.

Të paktën kështu raportojnë mediat amerikane, të cilat shkruejnë se kandidatja demokrate sa vjen e po rrit diferencën me rivalin e saj.

auto_screenshot_151476814156