Clintonin apo Trump’in e favorizojnë sondazhet n’SHBA!

trumpcinton

Simbas të dhanave të medias amerikane sot Clinton do të grumbullonte 54% të votave të qytetarëve amerikane, kundër 41% të Trump.

Nëse Shtetet e Bashkueme do të votonin sot për të zgjedh pasuesin e Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë, do të shpallej fituese Hillary Clinton.

Simbas nji sondazhi të “CNN”, ish-Zoja e Parë do të shkëputej nga miliarderi me plot 13%, transmeton Tch.

Simbas të dhanave të medias amerikane sot Clinton do të grumbullonte 54% të votave të qytetarëve amerikane, kundër 41% të Trump.

Edhe sondazhi i publikuem nga “BBC” e i realizuem nga “Real Clear Politics” sugjeron nji avantazh të Clinton, edhe pse me vetëm 6%.

Gjithnji simbas “CNN”, demokratja konsiderohet si kandidatja ma e kualifikueme dhe e besueshme nga amerikanët, në gati të gjitha pyetjet ma të randësishme lidhun me Presidentin e ri, që nga politika e jashtme e deri te terrorizmi.

Përjashtim ban vetëm ekonomia, që simbas 50% të amerikanëve do të menaxhohej ma mirë nga Trump.

Për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit këto janë lajmet ma pozitive që prej muejit Korrik, e që vijnë pikërisht mbas triumfit të manjatit të pasunive të paluejtshme n’Indiana dhe humbjes së saj përballë Bernie Sanders.