Çlirohet qyteti Manbij: Bllokohet rruga nga ku ISIS hynte n’Europë

Luftarët kurdë dhe arabë thonë se e kanë çlirue qytetin verior sirian të Manbij’it nga i ashtuquejtuni Shteti Islamik, tue ndërpre rrugën për në Europë.

Ky koalicion ka luftue 73 ditë për me dëbue ISIS dhe thanë se ata kanë lirue 2 mijë civilë, shkruen BBC.

ISIS kishte pushtue qytetin e Manbij’it, në afërsi të kufinit turk, para dy vjetëve.

Nëpër këtë qytet kalojnë edhe rrugët e qytetit Aleppo dhe kryeqytetit Raqqa. Udhëheqësi kurdë, Salih Muslim tha se mbas çlirimit të këtij qyteti, anëtarët e ISIS’it, nuk kanë me arritë me udhëtue për në Europë