CNN: Mbretnesha kosovare e xhudos po lufton për njohjen e vendit

majlindamedalja

Majlinda Kelmendi ka fitue titullin e kampiones në Kampionatin Europian të xhudos që u mbajt në Rusi, mbasi mundi francezen Priscilla Gneto në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Emni i saj tash asht edhe trendi në rrjetin social ‘Twitter’, por xhudistja e njohun kosovare asht ba tash pjesë edhe e titujve të mediave botnore.

‘CNN‘ në ballinën e saj shkruen se mbretnesha e xhudos nga Kosova po lufton për njohje të vendit.

Derisa e përditshmja franceze ’Le Monde’, shkruen se si xhudistet franceze ishin të pafuqishme ndaj Majlinda Kelmendit që u tregue dukshëm ma e mirë se kundërshtaret.

Kujtojmë se me medajle u stolis edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova.

Nora mori të bronztën në këtë turne, që simbas trajnerin Driton Kuka, ajo tashma ka siguru pikët e nevojshme për të marrë pjesë në Olimpiadën ‘Rio 2016’.

 

cnnmajlinda