CNN shkruen për shejtnimin e Nanës Terezë. Tregohet rrugëtimi i saj dhe qysh nji shqiptare bani histori

Për shejtnimin e Nanës Terezë qe ka me u ba me 4 Shtator, shkruejti edhe CNN.
“Nana Tereze, ishte nji murgeshë e cila kishte vendos me i ndihmue të varfunit n’Indi, ka me u shpall e shejt nga Papa Françesku me 4 Shtator. Data bjen në prag të përvjetorit të vdekjes së saj, me 5 Shtator, 1997”, thuhet në artikull.
Tue e kallxue rrugëtimin e saj, dhe veprat që Nanë Tereza i bani për të varfunit, CNN përmes këtij artikulli spjegon qysh nji shqiptare bani histori me veprat e saj bamirëse nëpër botë.
Në artikull asht edhe biografia e Nanës Terezë, të cilën CNN e ka sigurue nga Vatikani.
“Nanë Tereza ka lind në vitin 1910 në Shqipni dhe u pagëzue Gonxhe Bojaxhiu”, thuhet në biografinë që CNN e ka publikue në artikull.

 

nanetereza1 nanetereza2 nanetereza3 nanetereza4 nanetereza5 nanetereza6 nanetereza7 nanetereza8 nanetereza9