CNN vjen me nji lajmë të mirë për Shqipninë për 2017 (foto)

Gjiganti mediatik amerikan ‘CNN’ në portalin e tij online cnn.com në nji rubrikë të veçantë ku reklamohen vende prej krejt botes, ka publikue këtë herë edhe nji mesazh të veçantë për Shqipninë.

Në këtë rubrikë ‘CNN ka nji artikull ku sugjeron 17 vendet ma të mira në botë që simbas ekspertëve të turizmit nuk duhen lanë pa u vizitue këtë vit (2017).

Mes 17 shteteve nga ma ekzotiket dhe të veçantat e botës, si Australia, Kina, Bermudet, Kanada, Kenia, Kolumbia, Franca, Irlanda, Islanda, Malajzia, Tajlanda etj., CNN ka këshillue turistët prej krejt botes që mos me lanë pa e pa edhe Shqipninë, tue e ilustrue atë me nji foto nga plazhi i Durrësit, si dhe tue e cilësue atë si nji ndër destinacionet ma të veçanta në rajonin e Ballkanit, n’Europën Jug-Lindore.

“Vend i vogël mesdhetar – dikur nji nga ma t’izoluemet shtete staliniste të epokës së Luftës së Ftohtë – i cili ka qenë i mbajtun ‘sekret’ prej Europe për pjesën ma të mirë të dy dekadave të fundit. Ka shumë diell dhe milje të tana me plazhe të pacenueme.

Ka nji kulturë të ngjashme me Greqinë aty pranë, por shpesh ka gjysën e çmimeve të sherbimeve turistike se sa ai vend.

Shqipnia po vazhdon me lulëzue dhe me u zhvillue edhe për vitin 2017”,- shkruen ndër të tjera artikulli i CNN për Shqipninë.

“CNN” përmend plazhet e mrekullueshme shqiptare, alpet, turizmin gastronomik, atë kulturor, historik, si dhe nuk len pa përmend as bunkerët e kohës së komunizmit.

 

6-cnn 7-cnn 8-cnnn 9-cnn 10-cnn5-cnn4-cnn3-cnn2-cnn1-cnn