Çohen n’kambë francezet, shihni qysh po ndodhin protestat atje! (video)

Rreth 223.000 njerëz protestuen nëpër krejt Francën për shkak të reformave ligjit të punës të cilat i planifikon Presidenti i vendit Emmanuel Macron.

Shpërthyen përleshjet nëpër rrugë, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës dhe topat e ujit.

Në demonstrata janë arrestue 13 persona, ka kumtue Ministria e mbrendshme franceze.

Mediat franceze lajmërojnë se protesta në Francë kishte fillue dje n’orën 14:00 dhe se policia franceze i kishte vërejt rreth 300 demonstrues me kry të mbuluem, ndërsa bashkimi kryesor i sindikatave, CGT ma herët ka cek se në kryeqytetin francez po marrin pjesë në demonstrata rreth 60.000 njerëz.

Simbas fjalëve të përfaqësuesit të sindikatave CGT, Denis Vavassori, nji numër i caktuem i të punësuemve në Kullën e Ajfel ka planifikue, gjithashtu, me ndërpre punën.

Mija aktivist sindikal kanë protestue edhe në Marsej, Arve dhe në qytetet tjera të Francës.

 

 

Shperndaje në: