Çollaku beson se tërheqja e Demarkacionit nga Kuvendi nuk ndikon në liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, mbetet optimist se tërheqja e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi nga Kuvendi dhe shtymja e ratifikimit të kësaj Marrëveshje nuk ka me pasë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka thanë për “Zërin” se kjo mvaret tanësisht nga institucionet e Bashkimit Europian, por, simbas tij, BE’ja duhet ta kuptojë situatën në Kosovë.

“Mvaret në masë të madhe se qysh BE’ja e vlerëson situatën. Tash jemi në momente të reflektimit dhe nuk duhet të spekulojmë se qysh kanë me rrjedh gjanat, por unë shpresoj që të mos kemi shtymje e bllokada, sepse kishin me qenë të panevojshme dhe nuk kishin me qenë në dobi të askujt. Besoj se institucionet e BE’s duhet të kenë nji qasje të mirëkuptimit dhe të përshtatjes me situatën aktuale dhe në këtë drejtim të mos kenë vetëm qasjen e presionit, sepse nëse kësaj situate i duhet diçka, ajo asht ulja e tensionit”, ka deklarue Çollaku.

Simbas Çollakut, qytetarët e Kosovës nuk meritojnë dënim nëpërmjet liberalizimit, shkaku i shtymjes së ratifikimit të Demarkacionit.