Çollaku: Biseda me Mogherini’n mundësi e mire për me diskutue për rrugën e Kosovës drejt BE

Përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, bashkë me Komisionarin e BE’s, Dimitris Avramopulos, përveç konferencës për media dhe fjalimit të Mogherinit në Kuvendin e Kosovës, shfrytëzuen edhe kohën e drekës për me bisedue me udhëheqësit e shtetit për liberalizimin dhe rrugën drejt BE’s.

Ministri i Integrimeve Eyropiane, Bekim Çollaku, përmes nji statusi në Facebook shkruejti se takimi me Mogherinin dhe Avramopoulos ishte mundësi e mirë për me diskutue hapun edhe për rrugën e Kosovës drejt BE mbas liberalizimit.

Takime tepër të rëndësishme sot me Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini dhe Komisionerin Dimitris Avramopoulos pas propozimit të djeshëm për liberalizimin e vizave. Patëm një drekë pune shumë të mirë, nikoqir i të cilës ishte Kryeministri Mustafa. Mundësi e mirë për të diskutuar hapur edhe për rrugën e Kosovës drejt BE pas liberalizimit. Gjithashtu, Presidenti Thaçi e shpalosi edhe objektivin e tij që gjatë mandatit si President Kosova të merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, shkruejti ministri në Facebook.