Çollaku: Demarkacioni, kriteri i fundit për liberalizimin

bekimcollaku

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, deklaroi se Kosova duhet me përmbushë edhe kriterin e fundit për liberalizim të vizave.

E, ky kriter simbas tij, asht ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që mos me ju lanë hapsinë vendeve të BE’s që me dalë kundër vendimit.

Ministri Çollaku tha se ky kusht specifik asht kërkue edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave të publikuem në Dhetor të 2015.

“Tash asht koha për qartësi dhe me pranue se ky asht nji kusht i vendosun nga BE’ja dhe si i tillë nuk mundet me u anashkalue”, tha ministri Çollaku në nji intervistë për gazetën Zëri.

Ministri Çollaku edhe nji herë ka shprehë bindjen e tij se këtë vit, kanë me u heqë vizat për kosovarët dhe ata munden me udhëtue lirisht në shtetet e zonës Schengen.