Çollaku e godet Opozitën, koha e fundit për Demarkacionin!

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, asht kushti kryesor që qytetarët e Kosovës me fitue të drejtën për me lëviz lirshëm në shtetet e zonës Schengen.

Për me i pri kësaj, të Mërkurën do të mbahet nji tryezë në të cilën do të marrin pjesë ekspertë vendor e ndërkombëtarë, deputetë, politikanë e shumë personalitete tjera me ndikim, për me shpalos qendrimet e tyne rreth demarkacionit.

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku në nji intervistë për Indeksonline ka theksue se që nga mueji Maj kur asht dhanë rekomandimi për liberalizimin e vizave, procesi ka vazhdue simbas dinamikës së parapame kohore dhe procedurale nga ana e institucioneve të BE’s.

Simbas tij, rekomandimi i Komisionit Europian asht tue u shqyrtuar nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE’s, tue përgadit procesin për vendimmarrje e cila pritet me ndodhë mbas pushimeve të verës, por jo para se të përmbushim obligimin e fundit të mbetun në proces, përkatësisht ratifikimin e Marrëveshjes për shenimin e vijës kufitare me Malin e Zi.