Çollaku: Holanda me fokus te Ballkani dhe Kosova

Bashkimi Europian nuk e ka zbehë interesin për vendin tonë, tha sot Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, në prezentimin e prioriteteve të Holandës në drejtimin e Këshillit Europian, e me fokus në Ballkanin Peredimor dhe Kosovën.

Ministri shtoi se gjatë këtyne 3 viteve, synimi i Kosovës asht me aplikue për statusin e vendit kandidat të BE.

Nga ana tjetër ambasadorja e Mbretnisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, konfirmoi fokusin e vendit të saj në Ballkanin Perendimor dhe Kosovën.

“Na fokusohemi në respektimin e vlerave të Europës, si respektimi i ligjit dhe të drejtat fondamentale. Implementimi i MSA’s ka me qenë nji shtymje e Kosovës drejt përafrimit me Bashkimin Europian. Përkushtimi, plotësia dhe zbatimi i reformave janë elemente të randësishme drejt afrimit në BE. Po ashtu edhe komunikimi me qytetarët”, tha Willems.

Ambasadorja tha se Holanda ka qenë, asht dhe ka me mbetë partnere e Kosovës në rrugën europiane, por sundimi i ligjit asht nji gja shumë e randësishme.

Ndërkaq Samuel Zbogar, shefi i zyrës së BE’s në Kosovë tha se ky asht nji moment unik në Kosovë dhe për këtë ka arsye me festue progresin e Kosovës.
Udhëtimi pa viza asht çashtje që na përcjellë të gjithëve bashkë dhe po shihet si rezultat konkret për Kosovën, ndërsa Mogerini javën e kalueme shprehu përkrahjen për vendin tuej, tha ai.

Zbogar u shpreh i kënaqun me progresin e vendit tonë.