Çollaku i bindun se raporti i ekspertëve do të jetë pozitiv!

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka shpreh optimizëm se raporti i ekspertëve të BE’s, të cilët për dy ditë kanë qendru në Kosovë, tue pa nga afër përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, do të jetë pozitiv dhe do të pasohet me dhanien e rekomandimit për heqjen e vizave.

Çollaku në nji intervistë për “Epokën e re”, ka thanë se për dallim nga vendet tjera të rajonit, dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën ka zgjat ma shumë për shkak të dyfishimit të kritereve dhe metodologjisë së vlerësimit, e jo si rezultat i dinamikës së përmbushjes së tyne.

“Në bazë të punës dhe përkushtimit tonë, sidomos në javët e fundit dhe tue u bazu në diskutimet që janë zhvillu gjatë këtyne ditëve, tashma nuk ka asnji dilemë se raporti i ekspertëve do të jetë pozitiv”, ka thanë ndër të tjera Çollaku.