Çollaku jep lajmin: Vendimi për vizat merret deri në fund të vitit!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE’s njiherësh shef i Zyrës së BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar.

Ministri Çollaku ka falënderue Zbogarin për kontributin dhe punën e tij të palodhshme në Kosovë, e posaçërisht në avancimin e agjendës europiane për Kosovën.

 
Ministri Çollaku theksoi se bashkëpunimi dhe puna e madhe që asht ba gjatë viteve të fundit asht kunorëzue me suksese të jashtëzakonshme n’agjendën europiane tue nënshkrue Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave.

 
“Përderisa e para, ka hy në fuqi dhe ka fillue me u zbatue, vendimi për heqjen e vizave pritet të merret deri në fund të këtij viti”, theksoi Çollaku.

Në fund të takimit, Çollaku i uroi suksese Zbogar’it në misionin e tij të ri dhe premtoi që Ministria e Integrimit Europian ka me vazhdue bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE’së në Kosovë dhe institucionet e BE’së në Bruksel.