Çollaku jep shpresa, qe deri kur mund te hiqen vizat!

Ministri Bekim Çollaku ka thanë për “Zërin” se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do t’i hapte rrugë vendimit të Bashkimit Europian për liberalizmin e vizave.

Simbas tij, në skenarin ma pozitiv nji vendim i tillë mund të merret në fund të këtij viti.

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka thanë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovë mund të ndodhë gjatë këtij viti, por ka theksue nevojën e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi si kriter i fundit që ka mbet për me u përmbush.