Çollaku: Kjo ishte ngjarja ma e randësishme në vitin 2016

Java që po lamë mbas u karakterizue me dy ngjarje të randësishme që mblodhën në Kosovë përfaqësues të naltë të institucioneve të Bashkimit Europian. Bahet fjalë për takimin e parë konstituiv të Komisionit Ndër-Parlamentar të Stabilizim-Asociimit si dhe Konferencën e nivelit të naltë për zbatimin e MSA’s.

Këto dy ngjarje, ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, i ka cilësue si tejet të randësishme, të cilat i japin shtytje dhe orientim strategjik reformave që kanë me u ndërmarrë në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tue thanë se, zbatimi i saj asht “kryefjala e vitit 2016”.

“Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit, i cili pati takimin e parë të Hanen që shkoi, ka rol të pazavendësueshëm në dinamizimin e procesit të integrimit Europian, përmes këshillimit dhe mbikqyrjes së mekanizmave implementues të MSA’s, kultivimit të konsensusit dhe llogaridhanies, rritjes së bashkëpunimit ndërmjet të gjitha palëve të interesueme, dhe informimin e publikut rreth procesit në tansi. Jam shumë i sigurt se, sikurse deputetët e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe ata të Parlamentit Europian kane me vazhdue me demonstrue mbështetje për zbatim të kësaj marrëveshje dhe në përgjithësi për agjendën Europiane të vendit tonë”, ka thanë Çollaku për KosovaPress.

Nga ana tjetër, ai ka komentue edhe konferencën e nivelit të naltë në mes të BE-së dhe Kosovës, me temën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si stimuluese e ekonomisë, zhvillimit dhe krijimit të vendeve të punës, e cila simbas tij, mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, institucione të BE’s, organizata të shoqnisë civile dhe asociacione të biznisit dhe kompani nga BE’ja dhe Kosova me qëllim që me u diskutue ndikimi, mundësitë dhe përfitimet kryesore që ofron MSA’ja për ekonominë e vendit.

“Në këtë konferencë, të gjithë u pajtuam se MSA’ja ka me i ndihmue Kosovës me ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik, ka me i ndihmue prodhuesve kosovarë me përfitue nga prania në tregun e BE’s, dhe me ba Kosovën ma atraktive për investimet e BE’s”, thotë ministri Çollaku.