Çollaku komenton liberalizimin dhe arsyet e shtyemjes

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku thotë se vendimi për shtyemje të votimit për heqjen e vizave për Kosovën ka qenë i pritshëm për shkak të mosvotimit të demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

“Ky asht nji lajm jo i mirë, mbasi asht pritë që së paku në dy komisione të votohet për liberalizimin e vizave edhe pse ka qenë e parapame që kjo me u votue në Shtator.

Deklaratat e Tanjo Fajon duhet të merren si nji alarm i fundit që marrëveshja kufitare me Malin e Zi duhet me u krye patjetër nëse qytetarët Kosovës dëshirojnë me lëvizë pa viza.