Çollaku: Kuvendi me adresue shpejt çashtjen e demarkacionit!

????????????????????????????????????

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, i ka ba thirrje Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit, me adresue “në mënyrë të përgjegjshme dy çashtjet e hapuna, demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, si çashtje të interesit nacional”.

Në nji bisedë për REL, ministri Çollaku tha se çashtjes se demarkacionit “asht përgjegjësi e krejt institucioneve të vendit si interes madhor dhe adresimi i saj duhet me u ba sa ma shpejt”.

“Kjo çashtje duhet me kalue për debat shumë serioz në Kuvend. Kuvendi i Kosovës asht institucioni i vetëm që ka pergjegjësinë me u deklarue në favor ose me hedh poshtë nëse vjen në përfundim se ka pasë devijime gjatë procesit. Nuk kemi të drejtë ta vëmë në pikëpyetje t’ardhmen europiane të Kosovës dhe nuk kemi të drejtë ta vëmë në pikëpyetje mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonën shengen”, tha ministri Çollaku.

Ministri i Integrimit Bekim Çollaku tha se kjo shtymje ka qenë e papritun dhe bahet për arsye që tashma dihet e që asht mosplotësimi i kriterit të vetëm të mbetun -ratifikimi i marrëveshjes për shenimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.