Çollaku: LIBE i hapi rrugën Kosovës për liberalizim, por me nji kusht!

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, i tha REL se vendimi i Komitetit LIBE i hap rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave, me kushtin e përmbushjes së standardit të ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Ai tha se edhe liberalizimi i vizave edhe Demarkacioni janë interes nacional i Kosovës dhe spektri politik në vend “në mënyrë të matun do të dijë me i dhanë përgjigje adekuate edhe çashtjes së ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion tue i hap rrugën procesit të liberalizimit të vizave”

Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çashtje të mbrendshme, i dha mbështetje raportit të raportueses së posaçme të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën, Tanja Fajon, por nuk i dha asaj mandatin për fillimin e negociatave me Këshillin e Bashkimit Europian për Kosovën”.