Çollaku: Mbas liberalizimit, s’ka ma migrim!

Bekim-Çollaku

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thanë se Kosova dhe qytetarët e saj janë gati për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Ai asht shpreh i bindun se mbas liberalizimit të vizave nuk do të ketë migrim masiv në drejtim të vendeve të “Schengenit”.

Çollaku në nji intervistë për gazetën “Zëri” ka thanë se rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave paraqet hapin vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave, mbasi, simbas tij, mbas rekomandimit ky proces do t’i nënshtrohet vetëm aspekteve procedurale, të cilat do të përmbyllen me kohë për t’i mundësue këtë vit qytetarëve të Kosovës me udhëtue pa viza.