Çollaku: Mbas votimit të PE’s i mbetet Kosovës me krye obligimin!

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka mirëprit vendimin pozitiv të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se ky asht nji hap i randësishëm në kuadër të procedurave drejt liberalizimit.

Simbas tij, ky vendim duhet me u kuptue nga institucionet e Kosovës si shejë për me krye obligimin e mbetun, tue ju referue ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Lexoni postimin e plotë të Çollakut në Facebook:

E mirëpres votimin pozitiv të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të procedurave të vendimmarrjes dhe ndihmon në miratimin e vendimit për liberalizim nga pjesa tjetër e Parlamentit Evropian.

Në të njëjtën kohë besoj se nga ana jonë kjo do të kuptohet si një shenjë e mirëbesimit nga Parlamenti Evropian që të kryejmë obligimin e vetëm të mbetur.

Qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza, dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian i kanë dhënë një shtyrje përpara të rëndësishme sot këtij procesi.

Prandaj, unë për këtë i falënderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit, duke filluar me Eurodeputeten Ulrike Lunacek.

Besoj se nga këtu, do të përshpejtohet vendimmarrja në Parlament Evropian dhe Këshill në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë pa viza këtë vit.

 

ke-miratimi