Çollaku me lajm të mirë, pa viza në Nandor nese ratifikohet Demarkacioni

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, thotë për “Zërin” se përfundimisht pa demarkacion, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

Ndërsa, nëse miratohet Marrëveshja në Kuvend, atëherë prej Nandorit të këtij viti mund të lëvizin lirshëm në BE.

Pa ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave me Bashkimin Europian (BE) dhe kjo asht përfundimtare.

Madje, pasojat e mosratifikimit të demarkacionit do të jenë edhe ma të gjana. Kështu ka deklarue gjatë nji interviste për “Zërin”, ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku.

Prandaj, Çollaku beson se te deputetët e Kuvendit të Kosovës ka me mbizotnue arsyeja dhe mbi të gjitha argumenti, tue vendos në përputhje me interesat shtetnore dhe të qytetarëve të vendit.