Çollaku: Me votimin e buxhetit po kallxohet qe Hashimi asht shefi, e Veseli asht nen hijen e tij (video)

Ardian Çollaku, gazetar ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin, ne Televizionin Rrokum ka thane se u pa qe buxheti mundet me kalue fale ndikimit qe kane pase edhe te huejt ne vend.

Ai ka thane se me kete rast u pa qe shefi ende ne kete vend ka mbete Hashim Thaçi, derisa Zoti Veseli ende ka mbete nen hije.

“Nese nuk kalon buxheti ka me ra Qeveria”, tha Çollaku, tue shtue se Mustafa ka nji marreveshje me Thaçin dhe ne kete rast qysh po shihet para Pranveres nuk ka me pase zgjedhje.

Gazetari Çollaku ka thane se Veseli nuk ka konsistence ne qendrime, dhe sikur po shihet nuk del qe asht serioz dhe kjo asht pa edhe me deklaratat e tij per zgjedhje.

Derisa per Kryeministrin Mustafa, ai ka thane se nuk ka force kur asht fjala me ardhe deri te miratimi i Demarkacionit, dhe kur ja lene fajet opozites per vizat ai shihet se ban hajgare.

“Buxheti simbas asaj qe po shihet ka me kalue, derisa me kete version Demarkacioni nuk ka me kalue”, ka shtue ne fund Çollaku.