Çollaku ‘godet’ fort: Mos pritni viza nese nuk ratifikohet Demarkacioni

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollakun ka thanë se mosratifikimi i demarkacionit nga ana e Kuvendit të Kosovës mundet me ba që Bashkimi Europian mos me diskutue fare çashtjen për liberalizimin e vizave.

“Parlamenti Europian e ka ba të qartë se ratifikimi i kësaj marrëveshje asht kusht për liberalizimin e vizave. Dhe këtu nuk duhet të kemi dilema askush dhe në rast të mosratifikimit nga ana e Kuvendit të Kosovës sigurisht jo vetëm që hapen dilemat nga ana e Bashkimit Europian por shumë lehtë mund të ndodh komiteti përkatës që fare mos të qet në diskutim çashtjen për liberalizimin e vizave”, ka thanë Çollaku për Zëri.