Çollaku: Në nji vend, me Qeveri normale, Ljubomir Maric sot kishte me shkue në shtëpi! Isa Mustafa e rikonfirmoi pafuqinë e tij në Qeveri

“Deklarata e Maric asht nji deklaratë skandaloze që në kushte normale do duhej me dhanë dorëheqje, ose shefi i Qeverisë, pra Kryeministri me shkarkue”, tha ne Rrokum Roll gazetari Adrian Çollaku.

Per protesten e AAK dhe NISMA analisti Çollaku vleresoi se ishte nji protestë normale, dhe e konstatoi rivalitetin mbrenda opozitës. “Asht pritë që ka me nxjerr njerëz, sepse edhe këto dy parti kanë elektorat, nuk duhet me i nënçmue qysh po ban VV, ku në bazë te forcës votuese po del e treta ma e forta. Por, me ndamjen e tyne, ata veç e kanë rahatue Qeverinë”, tha Çollaku rreth protestës së 14 Majit.

Ne pyetjen a asht demarkacioni kusht i BE për lëvizje të lirë, Çollaku tha se mundet me qenë nji kusht qe mundet me u negociue, por qysh tha ai, “nuk po e kuptoj pse kur ka gadishmëni nga Mali i Zi për negociim, Qeveria jonë nuk po don me diskutue, edhe pse po humb tokë!?”.

Simbas tij, mundet me pas konsenus të mbrendshëm të partive kur vjen në Kuvend për me u ratifkue marrëveshja e Demarkacionit, e për te, kjo mundet me qenë nji nga arsyet që mundet me çue vendin në zgjedhje.

Ne pyetjen a e din se kur mundet me u ratifikue marreveshja per Demarkacionit ai tha se “këta thonë që gjatë muejit Qershor, por kjo asht çashtje votash …njajtë si me Presidentin…i dini mbrapaskenat”. Çollaku shtoi i bindun se, koalicioni nuk i ka votat për këtë ratifikim.

Tue folë për Qeverinë, Çollaku vlerësoi se kjo e kalueme në koalicion me PDK’n, nuk ka ndikue në forcimin e zotni Mustafes, dhe simbas tij, Mustafa edhe pse asht Kryeministër, nuk e ka tregue veten të tillë. Simbas tij, Mustafa nuk ka marrë vendime të guximshem dhe ma i forti aty asht Kadri Veseli.

Çollaku tha se, Qeveria krejt këto kohë e ka zhvendos vemendjen te opozita, tue thanë se ata nuk po i lejojnë me krye punë.

“Por, kur u hek gazi lotsjellës nga Kuvendi, veç 2 seanca i mbajtën”, përfundoi ai.