Çollaku: Nese neser LDK befason, mundet me ngjalle elektoratin e fjetun te LDK’s qysh prej Ibrahim Rugoves

Zotni Thaçi nuk merzitet shume a zgjedhet ne ruendin e pare a ne te tretin, por tendencat jane me u zgjedh ne te parin, – tha Adrian Çollaku, si i ftuemi i pare ne Rrokum Roll.

“Kjo asht strategji, i kercenojne dhe e bajne”, tha Çollaku se jane te kercenuem se nese nuk e votojne Thaçin President nuk kane me shkue ne listen e LDK’s ne zgjedhjet e ardhshme.

Ai mori shembull Vjosa Osmanin, qe qysh tha ai ma nuk ka asnji pozite me te randesishme ne LDK mbasi ka deklarue se asht kunder Thaçit President.

Çollaku ne vazhdim te bisedes tha se ka informata se nji deputet i PDK’s nuk ka me marre pjese ne seancen e zgjedhjes se Presidentit, pra len me kuptue se ka perçamje mes partise.

Simbas informatave, Çollaku shtoi se ne seancen e zgjedhjes se Presidentit kane me marre pjese 82 deputete, e qysh tha ai nese dalin edhe te pakten 4 deputete tjere kunder Thaçit President, i deshton quorumi.

E per Çollakun, Thaçi ka me u zgjedh President i vendit.

Ai tha se deputet e LDK’s ma lehte e kane pase me votue kunder Isa Mustafes se sa kunder Hashim Thaçit per President.

E per lajmet e perhapuna se votat e Presidentit po shiten, Çollaku tha se jane informata qe nuk munden me u konfirmue se duhet me pase incizim ose ndonji deshmi tjeter.

Çollaku tha se nuk asht logjike e shnosh qe deputeti i nji partie tjeter me votue per President, te parin e partise kundershtare.

“Mbas disa javesh ose muejsh Thaçi ka me thirre zgjedhje te jashtezakonshme nese zgjedhet President, me arsyetimin se nuk ka logjike me funksionue ksi soji”, tha Çollaku.

E nese shkohet ne zgjedhje, ai tha se LDK ka me dale keq, pos nese neser bajne ndonji befasi “te fortit e LDK’s”,  mujn me dale me fytyre nga kjo pune.

Per Çollakun, nese shkohet ne zgjedhje mbas zgjedhjes se Presidentit PDK ka me qene shume e forte.