Çollaku: Opozita me protesten e 26 Marsit duhet me ja zgjanue kauzen qytetareve

Gazetari Adrian Çollaku, tue ba nji kronologji rreth zgjedhjes se Thaçit President dhe ndodhite qe kane ndodhe ate dite, tha se me 25 Fror Thaçi e ka takue zotni Mustafen mbasdite per me i thane nese i ki votat shkojme ne zgjedhje nese s’i ki nuk shkojme.

Çollaku tha se ne diten kur ka me ba betimin e Presidentit Thaçi, ka me u organizue nji manifestim madheshtor ne dy sheshet e Prishtines, tue shtue se ka me pase shume te ftuem nga vendet e rajonit dhe te botes.

Por se a mundet me çue vendin ne zgjedhje Thaçi kur te bahet President, Çollaku tha se kete s’mundet me ba Presidenti pa ba marreveshje me partite politike, por ai theksoi se kete mundet me ba Kadri Veseli, ne krye te PDK’s.

Ne pyetjen e moderatorit Fidan Jupollit ne Rrokum Roll,  nese shkohet ne zgjedhje çka ka me ndodh me partite, Çollaku tha se PDK ka me mbete partia e pare veç ne qoftese opozita nuk shkon ne liste te perbashket, per te cilet tha se dyshon se ka me u ba nji gja e tille.

“Zotni Mustafa duhet shume shpejt me formatizue Qeverine se kane mbet 2 pozita pa perfaqesues, por kjo ka me u mvar edhe nga Kadri Veseli”, vleresoi ai.

E si zgjidhje te kesaj situate politike ne vend, Çollaku tha se jane zgjedhjet.

Ai  tha se anetaret e emnuem te OSHP’s duhet me qene apolitik.

“Asht çashtje qe s’asht shume lehte e kalueshme, nese neser prishet blloku opozitar keto parti po japin sinjale qe fajin kane me ja gjuejt njana-tjetres”, shtoi ai.

Gazetari Çollaku tha se nuk pret diçka te jashtezakonshme lidhun me protesten e thirrun per 26 Mars nga opozita.

Ai tha se partite opozitare nese duen me i bind qytetaret per me kundershtue ma shume Qeverine, duhen me shkue pertej Asociacionit te Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.