Çollaku: Për liberalizim të vizave nuk e jep asnji metër katrorë!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, n’intervistën për “Zëri”, ka thanë se vendimi i Komitetit LIBE i hap rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave.

Por kjo do të bahet me kusht që të ratifikohet edhe marrëveshja për shënimin e kufinit me Malin e Zi sa ma parë që asht e mundun.

Çollaku ka thanë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi mbetet nji kriter i domosdoshëm ku Bashkimi Europian nuk do të bajë kompromis.

Çollaku poashtu ka potencue se as edhe ai vet nuk do të insistonte që demarkacioni të bahet nëse asht i bindun se Kosova do të humbiste tokë.