Çollaku: Qytetarët udhëtojnë pa viza vetëm mbas ratifikimit të Demarkacionit!

Ministri për Integrim Europian, Bekim Çollaku, ka thanë për Indeksonline, se qytetarët e Kosovës, do të mund të lëvizin pa viza vetëm mbasi të jetë krye çashtja e demarkimit të kufinit me Malin e Zi.

Simbas tij qëndrimi zyrtar i BE’së ka qenë dhe mbetet se Kosova duhet me ratifikue Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi para se me fillue lëvizja pa viza e qytetarëve në shtetet e Zonës Schengen.

“Ky fakt asht konfirmue në vazhdimësi nga Institucionet e Bashkimit Europian dhe nuk ka vend për asnji dilemë. Ratifikimi i Marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, i hap rrugë vendimmarrjes në Institucionet e BE’s dhe për këtë kemi zotim nga ana e tyne. Nuk presim kritere shtesë por vendim meritor për Kosovën, por mbetet me punue me përkushtim që në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit të ketë rezultate edhe ma të mëdha”, ka thanë ministri Çollaku.