Çollaku: Sllovakia e ka prioritet zgjanimin e BE’s në Ballkan!

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku mbas nji dreke pune me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë Lubomir Batary dhe përfaqësuesin special të BE’s Samuel Zbogar, tregoi se Sllovakia ka prioritet zgjanimin e BE’s për vendet e Ballkanit Perëndimor, për aq kohë sa ka në udhëheqje Këshillin e BE’s.

Ky asht postimi i Çollakut në Facebook:

Sot mora pjesë në drekën e punës që shtroi shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë z. Lubomir Batary si dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar, me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së nga ana e Republikës së Sllovakisë.

Biseduam gjerësisht për prioritetet e presidencës sllovake dhe u ndjeva shumë mirë me faktin që Presidenca e Sllovakisë ka plane dhe mbështet fuqishëm politikën e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe përkundër sfidave me të cilat BE-ja po përballet përbrenda, Republikës së Sllovakisë i urojmë një presidencë të suksesshme.

Prioritetet tona gjatë kësaj presidence gjatë gjashtë muajve në vijim janë përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, si dhe vendosja e mekanizmave të përbashkët me BE-në të MSA-së dhe miratimi i Këshillit të BE-së për qasjen e Kosovës në programet e BE-së.

 

3-coallaku

 

4-collaku