Çollaku thotë se kemi me ndigjue lajme të mira për vizat gjatë javëve apo muejve në vazhdim

Komisioni Europian tashma i ka njoftu vendet anëtare të BE’s se Kosova teknikisht i ka plotësue tana kriteret për liberalizim të vizave.

Kështu bani të ditun ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, mbas kthimit nga vizita zyrtare në Starazbourg.

Ai tha se në nji t’ardhme të afërt priten lajme të mira sa i përket rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në bisedë për Radio Kosovën, Çollaku tha se përmbushja e agjendës europiane ishte në fokus të takimeve që ka zhvillue në Starzbourg të Francës. Në këtë kuadër, ai tha se u vlerësue fillimi i zbatimit të MSA, por edhe përmbushja e kritereve për liberalizim të vizave.

Ministri Çollaku bani të ditun se Komisioni Europian i ka informue shtetet anëtare të BE’s për të arritunat e Kosovës në këtë drejtim, dhe në muejt në vazhdim pritet edhe rekomandimi për heqjen e vizave.

Nuk mund të flasim per afate strikte apo data në këtë aspekt, sepse jemi duke folur për një proces dhe procesi si i tillë nuk ka afate srtikte kohore, mirëpo Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vete komisioni evropian, i cili tashme ka informuar shtetet anëtare se Kosova teknikisht i ka përmbyllur dhe i ka përmbushur kriteret e parapara atëherë jam optimist se një gjë e tillë nuk do të vonojë shumë, pra mund të kemi lajme pozitive gjatë javëve apo muajve në vazhdim“, ka thanë ai.

Çollaku i hodhi poshtë deklarimet se Kosovës i kane mbete edhe dy kritere të papërmbushuna.

Askush zyrtarisht nuk ka thënë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret. Unë flas vetëm në aspektin zyrtarë dhe jo të spekulimeve që mund të vijnë nga gazetarë të ndryshëm . Komisioni Evropian në mënyrë specifike ka thënë dhe ka informuar shtetet anëtare të BE-së që Kosova teknikisht i ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes, kështu që nuk bëhet fjalë as për një as për dy kritere”.

Ministri Çollaku asht takue me Komisionarin për zgjanim Johanes Hahn, dhe me nënkryetaren e Parlamentit Europian, njiherit raportuesen për Kosovë në Parlamentin Europian, Ulrike Llunacek.