Çollaku: Vendi ka permbushë 8 rekomandimet për vizat

Bekim-Çollaku.jpg

Ministri i Integrimeve Europiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, thotë se Komisioni Faktmbledhës Europian që ishte në Kosovë tashma ka konstatu se vendi i ka përmbush edhe 8 rekomandimet e fundit të mbetuna në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto komente ministri Çollaku i ka ba gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, tue shtue se në aspektin teknik Kosova asht krejtësisht e gatshme për liberalizimin e vizave dhe këtë fakt, simbas tij, e ka konfirmu edhe Komisioni Europian gjatë raportimit përpara shteteve anëtare të BE’s.

Derisa pritet që procesi të kalojë në procedurë të vendimmarrjes mbrenda institucioneve të BE’s, të gjithë bashkëbiseduesit, simbas Çollakut, kanë rekomandu përgaditjen e vendit dhe qytetarëve për menaxhimin e procesit mbas liberalizimit të vizave, tue qenë se në këtë rrafsh shtetet anëtare të BE’s do të kërkojnë monitorim strikt të procesit dhe parandalim të keqpërdorimit me të drejtën e lëvizjes pa viza.