Colombia ratifikon marrëveshjen e paqes me Farc’un

Kongresi i Colombia’s ka ratifikue marrëveshjen e rishikueme të paqes midis qeverisë dhe grupit rebel Farc.

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratue unanimisht planin, nji ditë mbasi Senati i ka dhanë po ashtu mbështetje.

Marrëveshja e parë për paqe asht refuzue në nji referendum, në muejin Tetor.

Marrëveshja synon me i dhanë fund konfliktit t’armatosun, i cili, për pesë dekada, ka vra mbi 260,000 njerëz.

Rebelët e Farc’ut tash kanë me dorëzue armët dhe kanë me formue parti politike.

Ushtria ka me u vendosë në territorin e kontrolluem nga Farc’u, për me parandalue trafikantët e drogës që me marrë përsipër.