Corriere della Sera: Shqipnia, sera europiane e drogës! (foto)

E përditshmja italiane “Corriere della sera” ka publikue sot artikullin me titull Shqipnia ,sera europiane e drogës”.

43 misione përtej kufinit të financës italiane të zhvillueme në tokën shqiptare prej Kallnorit të këtij viti deri më sot kanë zbulue 753 mijë bimë marijuanë në nji territor prej 213 hektarë.

E përditshmja italiane ban nji historik të problematikës së mbjelljes së marijaunës në territorin shqiptar tue e nis me Gushtin e vitit 2004, kur nji helikopter i policisë italiane më në bord dy nënkomisar policie, nji marrëshall i financës italiane e nji zyrtar i antidrogës shqiptare, nisi me mbikqyr në rreth 400 metra naltësi, territorin e fshatit të Lazaratit.

Ky helikopter u godit me kallashnikov nga banorët e fshatit.

Për fat asnji nuk mbeti i plagosun edhe pse serbatori kryesor i helikopterit u godit nga plumbat e ulja n’aeroport u ba mjaft e veshtirë.

“Prej këtij momenti e deri sot ka ndryshue gjeografia, naltësia, niveli i trafikantëve, mjetet, njerëzit, taktikat e mbrojtjes, teknikat e punësimit. Por nuk ka ndryshue substanca, shkruen “Corriere della sera”, Shqipnia asht sera europiane e drogës.”

Çdo vjet nji avion i financës italiane i modelit Piaggio P166DP1, simbas nji marrëveshje me qeverinë shqiptare, në nji kuotë prej 1000 metra mbikqyr rreth 20 % të territorit shqiptar, tue përjashtue qytete, male e lumejë, pra rreth 50 % të territorit kombëtar.

Prej Kallnorit deri më sot ky avion ka kontrollue rreth 21 hektarë të terrenit shqiptar e në 42 operacione kanë zbulue rreth 753 mijë bimë marijuane.

 

corriere-della-sera