Çudia shqiptare – Dasmorët dhezin fishekzjarre, por e kallin banesën!

Gëzimi i dasmës për pak sa nuk asht shëndrrue në tragjedi për banorët e nji banese në Tiranë.

Disa dasmorë në Yzberisht kanë dhezë fishekzjarre, të cilat i kanë vnu flakën nji apartamenti.

Nji nga fishekzjarrët e qituna nga dasmorët përfundoi në ballkonin e apartamentit, tue sjellë edhe zjarrin.

Për fat të mirë, gjithçka asht mbylle pa të lënduem në njerëz, por vetëm me dame të vogla materiale.