Daci: Ibrahim Rugova s’kishte me pranue asnjiherë koalicion me PDK, Skender Hyseni po thotë të pavërteta

Daci: Koketimet e mshefta te zyrtareve te nalte qe jane sot ne LDK me PDK kane fillue sa ishte gjalle Presidenti Rugova, tinxa tij.

Akademik Nexhat Daci ka thane ne Rrokum Roll se duhet me ruejt bashkepunimin me bashkesine nderkombetare, por asnjihere mos me humb truallin e vendit tone.

“Harta e Ballkanit nuk asht e perfundume, ndersa na nuk duhet me kontribue ne pershpejtimin e ndryshimit te kesaj harte”, ka thane Daci, tue thane se kjo mundet me pase pasoja, ndersa fati jone duhet me qene pro-perendimor.

Daci ka rrefye se ne kohen e luftes ka qene ne Prishtine, ndersa ka pase oferta per me u largue ne disa vende, tue perfshi edhe Beogradin. Kjo, sepse sic thote ai, asht shkollue ne Beograd.

Ma tej Daci ka thane se si kryetar i Kuvendit te Kosoves ka pase shume kercenime.

Daci ka ba nji rrefim interesant:

“Ne zgjedhjet e para askush prej LDK’s nuk ka guxue me kandidue per kryetar te Prishtines, sepse kishte kercenime, ndersa une kam pranue dhe ju kam ba balle kercenimeve, tue thane se une kam me i fitue zgjedhjet”.

Daci rrefen edhe nji ngjarje interesante tue kallxue se nuk kane mujt me zgjedhe presidentin, sepse minoritetet nuk kane guxue me votue per shkak te kercenimeve.

“Minoritete s’kane guxue me i marre letrat me shkue te kutia me votue”.

Daci thote se qysh ne seancen e pare si kryetar Kuvendi asht kercenue ne parlament dhe i asht sha nana nga Hashim Thaci.

“Une jam rrite pa prinde dhe per here te pare me asht sha nana nga Hashim Thaci ne seancen e pare te Kuvendit te Kosoves”, rrefen Daci.

Ai po ashtu kallxon se Presidenti Rugova nuk kishte pranue asnjihere me ba koalicion veç me PDK’ne.

Akademik Daci e ka quejt joserioze thirrjen e Presidentit Thaci per zbardhjen e krimeve mbas luftes, raporton Rrokum.TV.

Daci ka ba nji vlersim per situaten aktuale politike ne vend.

“Kryeparlamentari dhe kryeministri duhet me krijue nji procedure zgjedhore ku nuk munden me u vjedh votat, sepse nese mbahen zgjedhjet ne keto 2-3 muej, prape kane me fitue e njajta strukture politike”, thote Akademik Daci.

Daci thote se asht i gatshem me ndihmue LDK’ne, por sic thote ai, nuk ka synim me pase pozite ose me qene ne kryesi./Rrokum.TV

Per ma shume ndjekeni emisionin e plote: