Daci për Veselin: Ai ka nji horizont demokratik për me shpetue vendin!

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci e ka lavdue udhëheqjen e Kuvendit, nga ana e kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli.

Madje, Daci shkon edhe ma larg.

Ai thotë se kryetari aktual i Kuvendit ka nji horizont formal demokratik si shprehet ai për me shpëtue vendin.

Në pjesën e dytë të intervistës për portalin “Indeksonline”, akademik Daci i ka ba thirrje qeverisë me u kujdes me Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe, mbasi në këtë proces, simbas tij, shumë lehtë mund të rrëshqitet në nji rrugë pakthim.

E sa i përket zhvillimeve te kisha në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, profesori universitar thotë se në këtë rast Kosova dhe qytetarët e saj janë në nji senduiq tepër të rrezikshëm.

Ndërsa e ka kritikue qeverinë për reagim të ‘butë’ mbas arrestimit të zyrtarit policor, Nehat Thaçi nga ana e shtetit serb.