Daci tregon se çka duhet me ba PAN’i

Nexhat Daci asht politikani që mbasluftës kishte negociue zhbllokimin e bllokadës politike, mbas zgjedhjeve të para parlamentare. Atëherë, LDK si fituese e zgjedhjeve, mbas nji bllokade, kishte ba lshime, tue pranue që pozitën e Kryeministrit me ia dhanë partisë së dytë, PDK’s.

Ish-udhëheqësi i Parlamentit, Nexhat Daci, sheh ngjashmëni edhe tash. Thotë se partia fituese duhet me ba lshime për me i zhbllokue proceset politike.

Ai thotë se Kadri Veseli nuk asht dashte me kushtëzue tërheqjen e tij nga pozita e Kryeparalmentarit me votimin e Qeverisë. Ndërsa, sa i përket seancës konstituive, Daci thotë se seanca ende nuk asht mbylle, por vetëm asht ba nji gabim nga ana e Kryesuesit, i cili ka qenë nën presion të partisë.

Thotë se s’ka seancë të re, sepse s’ka kush e thirr, por duhet të vazhdohet deri në fund, me seancën konstituive. Nëse bllokada vazhdon, Daci thotë se pashmangshëm ka me pasë zgjedhje, ku askush s’dka me qenë përfitues.