Dacic ankohet në OKB për gjendjen politike në Kosovë

Sot Këshilli i Sigurimi paraqet raportin për Kosovën, në këtë takim foli edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili i bani thirrje gjithë ndërkombëtarëve me i ndihmue qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.

“I baj apel tane ndërkombëtarëve me ndihmue në zgjedhjen e problemeve në Kosovë si dhe për qytetarët serb që jetojnë atje, me pase të drejta të barabarta”, tha ai.

Ai tha se duhet me iu sigurue nji kthim i sigurt të gjitha familjeve që jetuen në Kosovë, si dhe me pase të drejtën e punës si gjithë të tjerët.

“Si dhe problemi i kthimit të familjeve që kanë jetue atje të sigurohet mbrojtje e veçantë. Të sigurohet pjesëmarrje e vazhdueshme. Gjithashtu ata të mos pengohen në pronën e tyne”, tha Dacic.

“Serbia asht e përkushtueme me pase dialog konstituiv dhe dëshiron me arrite që me pase raporte të mira fqinjësore me tana vendet e rajonit, por Kosova s’asht tanesisht e përkushtueme për me i përmbush të gjitha marrëveshjet e arrituna në Bruksel”, tha ai.