Dacic-Çitakut: S’je kosovare, nuk egziston kombi kosovar

Zavendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, iu asht drejtue ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku i tha se nuk duhet të mbahet si kosovare, mbasi kombi i quejtun kosovar nuk egziston.

Dacic me nervozizëm iu drejtue Ambasadores Çitaku, për të cilën tha se ajo nuk asht kosovare, mbasi kombi kosovar nuk egziston.

“Populli shqiptar e ka shtetin e vet, kosovarët nuk kanë shtet, sepse nuk janë komb. Çitaku nuk asht kosovare, por shqiptare”, ka thanë Dacic.