Dacic e ‘godet’ Tahirin: Kend e quen fantazmë në Kosovë!

Kryediplomati serb ka lëshue akuza në drejtim të Ministres për Dialog, Edi Tahirin, për të cilën ka thanë se po flet fjalë boshe për me i qetësue disa fantazma politike në Kosovë.

Me këtë rast, Dacic ka thanë se me Kosovë s’do të flitet për njohjen e luftës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka thanë se ka me braktisë synimet e tij për me ndalue anëtarësimin e Kosovës në organizata të OKB’s.

Ai ka thanë për ultimatumet e Edita Tahirit se janë fjalë boshe.

“Krejt janë fjalë boshe. Asht nji zemërim lokal që përdoret për me qetësue disa fantazma politike në Prishtinë. Megjithatë, kjo asht mirë sepse njerëzit e shohin se me kë përballemi na kur negociojmë”, ka thanë Dacic për PINK TV.

Ministri serb ka thanë se kur kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka me negociue me Edita Tahirin atëherë fillojnë bisedimet për gjenocidin, damet e luftës, demarkacionin, njohjen e Kosovës dhe të ngjashme.

“Askush nga na nuk ka pranue me diskutue për to, as nuk ka me diskutue.

Ai dialog asht transferue në nivelin e BE’s me rezolutë të OKB’s, por asht me status neutral dhe askund nuk thuhet se çfarë duhet me ba, që sot disa vende duken nervoze”, ka shtue Dacic.