Dacic e ‘godet’ Thaçin: Po jeton me andrra!

Zavendëskryeministri i parë njiherit Ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic tha sot se asht koha që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi m’u zgjue nga mirazhi dhe përsëriti se Serbia kurrë nuk ka me njoftë Pamvarësinë e Kosovës.

Kryediplomati serb ka deklarue se Thaçi “me sa duket jeton n’andërr dhe në nji botë paralele”.

“Serbia nuk ka me njoftë kurrë pamvarësinë e shpallun në mënyrë të njianshme nga Kosova, asht koha që Thaçi m’u zgjue nga mirazhi sepse vetëm dialogu dhe kompromisi mundet me çue në nji zgjidhje të qëndrueshme. Ultimatumet dhe mashtrimet nuk kanë me kalue “, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i kryediplomatit serb erdhi nji ditë mbasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se njohja e Kosovës nga Serbia ka me ndodhë në nji t’ardhme jo të largët “ndërsa për periudhën kohore vendosin vet institucionet e Serbisë”.

 

Shperndaje në: